Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Urthi gjatë shtatzënisë

Kam shume urth gjate shtatzenise, besoj se dhe dhimbjen e stomakut ma jep kjo, me ka dhene doktori nje ilaç, po letra aty thote nuk duhet ta pish. Çfare duhet te bej?

Iva (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Iva.

Meqënëse fleta shoqëruese e medikamentin nuk rekomandon apo ndalon përdorimin e tij gjatë shtatzënisë, ashtu duhet vepruar.

Reduktimi i tonusit dhe lëvizshmërisë së stomakut me rritjen e moshës së shtatzënisë, luan rol më të madh në formimin e urthit apo siç quhet ndryshe gastriti. Për ta dominuar atë, të këshilloj të ushqehesh shpesh dhe nga pak dhe jo me vakte të rënda. Largohu nga ushqimet pikante, të tharta, të kripura, të yndyrshme. Pas ushqimit mos u shtrini, veçanërisht rekomandohen shëtitjet në ajër të pastër.

Për më tepër lexo linkun:

http://www.bebaime.com/semundjet/gastriti-apo-urthi

/komuniteti