Bebi shumë poshtë
Iva
(15 vite më parë)
Iva.
Në moshën e shtatzënisë që ke, ndjenja e rëndesës në fund të barkut kur nuk shoqërohet me dhëmbje barku dhe gjakrrjedhje nga organet gjenitale, nuk vlerësohet si shenjë e rrezikut për lindje parakohe. Ndjenja e lodhje dhe e lëvizjes me vështërsi, varet nga shtesa në peshë e ardhur për shkak të shtatzënisë. Më duket se më shumë je e friksuar nga dita e lindjes që po afrohet. Ç’tensionohu pak dhe besoji mjekut për ato që të thotë. Më duket se çdo gjë po shkon mirë tek ty, pavarësisht nga urthi që po shoqëron shtatzëninë.
Nëse data 23 gusht, është dita e parë e gjakrrjedhjes së menstruacioneve të fundit, me llogarinë time duhet të jesh në javën e 34-të plus 3 ditë.
Uroj që të lindësh normalish një fëmijë të shëndetshëm.
Miredita. Periodat e fundit i kam pasur qe ne 23 gusht besoj se tani jam 35 javeshe problemi qe kam eshte se femijen e kam shume poshte e ndjej afer te vagina sa kur me gjuan femija e ndjej sikur po me del dhe kam shume frike sikur do me dale para kohe. Doktori mire e ke me thote po pse i ndjej keto? Sidomos kur çohem eci kam rrezik.