Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth peshës gjatë shtatzënisë

E nderuar doktorreshe, desha t'ju pyes cka duhet te ha qe te me zhvillohet beba ku tani jam ne muajin e 7? Ju faleminderit!

Valentina Tuana Ibishi (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Valentina,

Bebi juaj zhvillohet dhe ka nevojë për vlera ushqyese gjatë tërë shtatzënisë. Në përgjithësi ushqyerja gjatë shtatzënisë ka të njejtën menu që duhet përmbajtur sa më shumë që të mundeni, por mund të ndryshojnë kaloritë e nevojshme gjatë tremujoreve. Mundohuni ti rezistoni ëmbëlsirave, ushqimit të shpejtë (fast food), pijeve të gazuara... në këtë periudhë keni nevojë për më shumë proteina, hekur, kalcium, vitamin C dhe acid folik.

Në mënyrë të përgjithshme, por mjaft praktike do të gjesh informacion në linqet:

http://www.bebaime.com/ushqimipershtatzena/ushqyerja-gjate-shtatezanise

Të uroj shtatzëni normale.

/komuniteti