Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksion urinar

Pershedetje doktoreshe, une kam rreth 8 muaj qe provoj dhe nuk po ngelem dot shtatzene, para disa ditesh bera analizat dhe dola me nje infeksion urinar dhe me sugjeruan qe duhet te bej nje urokulture por desha tju pyes a ndikon kjo ne mos ngeljen shtatzene dhe a eshte shume urgjente mjekimi? Te falenderoj Evisi.

Evis (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Evis.

Thjeshtë, infeksioni urinar nuk është pengesë për mbetjen shtatzënë. Nëqoftëse infeksionit urinar i bashkëngjitet edhe një infeksion i traktit gjenital (dhe kjo mundësi ekziston gjithnjë), atëherë mund të debatohet për mundësinë e mos mbetjes shtatzënë.

Përpara mbetjes shtatzënë, çifti duhet të jetë me shëndet të plotë. Në veçanti, femrat nuk duhet të kenë asnjë lloj infeksioni në veçanti në traktin urinar dhe gjenital. Prandaj trajtimi i infeksionit urinar është shumë i rëndësishëm.

Evis, përpara se të mbetesh shtatzënë kërko një këshillim parakoncepsional nga mjeku gjinekolog, për të kuptuar rëndësinë e shëndetit riprodhues në mbarëvajtjen e shtatzënisë dhe lindjen e një fëmije të shëndetshëm.

/komuniteti