Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Depilimi në shtatzëni

Pershendetje, jam ne javen e 11 te shtatzanise dhe me duhet te dije se a jane te rrezikshme per shendetin e foshnjes tani ne fillim nese behet depilimi me depilator (Veet) a jane te testuar dhe a ka ndonje kimikal te demshem qe nuk bene te perdoret gjate muajve te shtatzanise? Poashtu depilimi me dyll a eshte i rrezikshem? Faleminderit.

Diellza Diellza (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Diellza,

Nuk është e shkruar, që gjatë shtatzënisë të ndalohet depilimi i çdo lloj mënyre dhe forme. E rëndësishme është, që ato të përballohen fizikisht dhe të ndihet mirë gruaja që kryhen depilim.

Por tani keni qarkullim më të madh të gjakut nëpër lëkurë veçanërisht në zona pubike, ju sigurisht do të jeni më të ndjeshme, për këtë depilimi mund të jetë më i dhembshëm se zakonisht. Pas depilimit mund të keni edhe disa të çara të kapilarëve të gjakut.

Gjithë të mirat.

/komuniteti