Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dëmtimi i spermës

Pershendetje Dr Mimoza! Doja te dija a e demton spermen aplikimi i saunave ne menyre sporadike me nje diference kohe prej 4 - 5 muajsh nga njera seance ne tjetren, nqs po sa kohe pas aplikimit te nje seance sperma nuk eshte ne perqendrimin esaj me te larte? Ju faleminderit.

Orjeta Eta (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje,

Nxehtësia më vete është e dëmshme për spermën dhe kështu mund të ndikojë në fertilitetin mashkullor në një masë të caktuar. Ky ndikim është megjithatë i përkohshëm dhe nuk shkakton dëme të përhershme. Cilësia e spermës më shumë preket nga të nxehtët se sa nga sasia e spermës, ku të dyjat lidhen shumë me pjellorinë. Prandaj një mashkull i cili mundohet të krijojë një barrë tek gruaja e tij duhet ti shmanget saunave, banjave me ujë shumë të nxehtë, sepse kjo dëmton prodhimin e spermës. Ngrohja dëmton spermatozoidet në zhvillim, të cilat nuk mund të piqen plotësisht për muaj të tërë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti