Shqetësime rreth shtatzënisë
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Anxhela
Te shtatzënat e para, lëvizjet fetale ndihen përr rreth javës së 22-të, ndërsa të nënat me lindje të dytë e më tej, ndihet edhe duke filluar nga java e 18-të. Vlerësoj se rregulli te ty është i pastër.
Gjatë shtatzënisë, dhimbjet abdominale janë të pranishme dhe të zakonshme për shkak të rritjes së masës fetale dhe trupit të nënës. Megjithatë kontrolli gjinekologjik si dhe ekzaminimi ekografik me sondë vaginale për të vlerësuar gjatësinë e qafës së mitrës është i nevojshëm për të vlerësuar ecurinë e shtatzënisë.
Të uroj shtatzëni të mbarë.


Pershendetje doktoreshe, jam ne javen e 21-nje. Here pas here kam shqetesime rreth mesit dhe barkut poshte sikur te jem para menstruacioneve, dhe ne anen e djathte poshte barkut kam dhimbje ndonjehere, a duhet te shqetesohem? dhe ju lutem me thoni kam 4 dite qe se kam ndjere bebin te levize a eshte normale? ju faleminderit.