Lëvizjet e bebit!
Mei Mara
(14 vite më parë)
Përshëndetje
Deri në këtë moshë të shtatzënisë, lëvizjet fetale edhe nuk janë të rregullta. Por edhe në moshë më të madhe të shtatzënisë, lëvizjet nuk do të jenë të vazhdueshme sepse në periudha të caktuara edhe bebi do të “pushojë” dhe të “flejë”. Gjithësesi, lëvizjet fetale do të vijnë duke u forcuar dhe do bëhen më të rregullta me rritjen e moshës së shtatzënisë.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje Doktoreshe. Jam ne javen e 24 por levizjet e bebit qe eshte seksi femer, ka dite qe i ndjej rregullisht dhe ka dite qe i ndjej me rralle? Eshte normale dhe ka dicka per tu shqetesuar? Ju lutem me thoni cfare eshte e nevojshme te bej? Kam lexuar ne faqen tuaj qe femija aktive eshte femije e shendetshme, jam shume e shqetesuar nese levizjet e femijes te cilat jane te crregullta mund te jene tregues i ndonje problemi? Ju falenderoj, jam ne pritje te pergjigjes tuaj.