Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth shtatzënisë

Pershendetje doktoreshe, une jam ne javen e 29 te shtatzanise (28 jave+6 dite) dhe sot bera nje echo, doktoresha me tha qe bebi peshon 1505 gr dhe me tha qe ka zhvillim me te madh se cduhet per periudhen ne te cilen jam, me rekomandoi te reduktoj ushqimin, gjithsej deri tani kam shtuar 8 kg, por mua me duket e pabesueshme dhe kjo peshe pasi nuk dukem per kaq shume. Pyetja qe doja te beja eshte, a ka ndonje problem qe bebi ka shtuar me sh se cduhet? Shqetesuese doktoreshes ju duk dhe nje term i perdorur ketu ne echo centile=88.4 cm e me tha qe eshte shume? Gjithashtu doja te dija nese nepermjet faqes tuaj te gjeja shpejgimet per disa terma si psh dbp, hc, ac, fl, bpd, pasi i am ne rezultatet e echos. Ju pyeta per shume gjera, dhe uroj te me jepni pergjigje, pune te mbare dhe gjithe te mirat ne familje, Mariza.

Mariza Aziram (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Mariza

Pesha mesatare e fetusit në moshën e shtatzënisë që je, është afërsisht 1250gr. Për shkak të mbipeshës fetale së paraqitur, bëj analizën e sheqerit në gjak dhe nëse rezulton normal nuk ka pse të shqetësohesh.

Shkurtimet që përdoren në ekzaminimin ekografik, tregojnë përmasat fetale si; diametri biparietal, diametri abdominal transversal, cirkumferenca abdominal, cirkumferenca cefalike, gjatësia e femurit, humerusit etj. Por unë besoj se nuk paraqet interes ti dish, sepse intrepretimi i vlerave të tyre bëhet vetëm ngë mjekët specialist.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti