javë pas jave
Përshëndetje Lida.
Po e filloj me rekomandimin se; ruajtja e peshës trupore gjatë shtatzënisë ose humbja e saj me ushtrime gjatë shtatzënisë tek gratë me mbi peshë, përmirëson pritshmërinë e shëndetit të të porsalindurit si dhe të vetë gruas pas lindjes.
Gjatë shtatzënisë verifikohen disa ndryshime në dëm të skeletit, muskujve dhe artikulacioneve që disa herë mund të jenë shkaktarë të problemeve shpesh dhe të dhëmbshme. Për të ndaluar dhe mirëmbajtur shqetësimet e lidhura me të tilla ndryshime dhe përgatitur organizmin për lindje sa më normale, rekomandohen; - ushtrime, për korrektësinë e qëndrimit, - ushtrime, që lidhen me simfizën pubike dhe shërbejnë për të evituar pubalginë, - grup ushtrimesh, për të rregulluar çrregullimet e qarkullimit të gjakut në anësitë e poshtme, - ushtrime, për të eleminuar dhëmbjet lumbare, - ushtrime, për dyshemenë pelvike.
Ushtrimet duhet të bëhen pa sforcime. Kryerja e një ushtrimi, zgjat aq sa e folura nuk vështirsohet nga frymëmarrja.
I rëndësishme është rregjimi ushqimor, që për gratë e shëndosha duhet të jenë me kalori të ulët dhe jo e ngrënies së tepruar sa për dy vetë.
Të uroj shtaztëni të mbarë.


Pershendetje Dr.Moza, ne radhe te pare ju falenderoj shume per keshillat dhe kohen qe na kushtoni. Jam ne javen e 30 te shtatzenise. Cfare keshillash me rekomandoni ne lidhje me aktivitetin fizik (pasi jam pak dhe mbi peshe) qe te kem nje lindje sa me te lehte dhe normale. Kjo eshte lindja ime e dyte me diference rreth 8 vjet nga lindja e femijes se pare. Me respekt, Lida.