Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Planifikimi i shtatzënisë së dytë

Pershendetje Dr. desha te pyes pse nuk arrije deri te shtatzania e dyte? Femiun e kam 7 vjec e gjysem! Kam 5 muaj qe kam bre HSG dhe pas HSG jam trajtuar me klomifen dhe ne diten e 12 me Amp. pregnyl 3 muaj rresht the asgje? Pse nuk po vjen deri te shtatzani pasi qe edhe burrit i kane dale mire analiza e spermokultures dhe sipas mjekut gjithcka eshte te rregull por pse nuk po ndodh a mundet me ndiku stresi pasi qe cdo muaj kam stres se a do me vjen cikli a jo? Te faleminderoj shume.

F Hoti (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Fitore

Midis shumë faktorëve për infertilitet, është edhe stresi. Mundohu ta largosh atë, dhe meqënëse problemet e riprodhimit janë optimale, përpiqu që kontaktin seksual ta bësh në ditët e ovulacionit.

Të uroj fat.

/komuniteti