Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhembje në fund të barkut dhe kërthizë gjatë shtatzënisë

Pershendetje dhe shume e nderuar, jam nje nene, kam probleme, me dhemb shume fundi i barkut edhe kerthiza shume vetem kur eshte koha me shi kam shume dhimbje, jam ne muajin e 7 te shtatzenise. Mjeku me ka thene se jam mire, kam dhimbje edhe poshte me eshte fryer njera ane aty poshte ku urinojme (me fal ne shprehje) por nuk e di pse me fal edhe nje here, te lutem me trego, kam deshire te di edhe daten se kur kam me lind, menstruacionet e fundit i kam pas me 21.09.2010. Te pershendes nga zemra.

Jeta (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Jeta.

Duhet të vlerësohet fryrja në anën e poshtëme ku urinon (nuk ka përse të të vijë rëndë, të tregosh saktësisht me emërtime organet që të shqetësojnë dhe kanë lidhje me shëndetin), dhe unë mendoj se të është fryrë një nga buzët e vogla të hyrjes së vaginës. Kjo simptomë tregon se duktusi (tubi) i njërës prej gjendrave të Bartolinit është i bllokuar. Sekreti i grumbulluar jep fryrje dhe nëse nuk mjekohet, mund të qelbëzohet dhe të japë dhëmbje të mëdha. Duke dyshuar që dhëmbja në fund të barkut vjen prej këtij bllokimi, të kërkoj një kontroll mjeksor për ta vërtetuar dhe trajtuar këtë diagnozë. Nëse dhëmbja nuk vërtetohet si pasojë e fryrjes, mjeku duhet të vlerësoj dhe të të japë konkluzion të qartë për atë që ndjen në fund të barkut edhe në kërthizë.

Nëse data 21.09.2010 është dita e parë e gjakrrjedhjes së ciklit të fundit menstrual, për ecuri normale të shtaztënisë, lindja do të ndodhë rreth datës 28 qershor 2011.

Jeta, të uroj shërim të shpjetë dhe shtatzëni normale.

/komuniteti