Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cikli i parë pas lindjes

Pershendetje! Kam 15 dite qe kam lindur dhe doja t'ju pyesja a eshte normale zgjatja e ciklit te pare pas lindjes 15 dite?

Aida Dyrmishi ( Lurdhi ) (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Aida,

Mungesa e menstruacioneve pas lindjes është e ndryshme në individ të ndryshëm. Tek gratë që nuk e ushqejnë fëmijën e tyre vetëm me qumështin e gjirit, menstruacionet vijnë më herët ndoshta edhe 45 ditë pas lindjes. Ndërsa tek gratë që e ushqejnë fëmijën vetëm me qumështin e gjirit, periudha e vonesës menstruale ka mundësi të zgjasë edhe deri në 1 vit pas lindjes.

Gjithë të mirat.

Aida Lurdhi (14 vite më parë)
Ndoshta nuk jam treguar specifike ne pyetjen time, cikli me ka ardhur qe pas lindjes menjehere dhe vajzen e ushqej me qumeshtin e gjirit.Por doja te dija sa eshte periudha qe zgjat ky cikel se kam 15 dite qe kam lindur dhe une vazhdoj te jem me ciklin.Shpresoj ne nje pergjigje.Me respekt.

/komuniteti