Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A është infeksion apo shtatzëni?

Pershendetje mjeke. Kam nje cikel te cregullt para ardhjes se menstruacioneve kam bere 1 kure per rregullimin e ciklit dhe 3 dite me vone me kane erdhur menstruacionet. 4 dite pas tyre kam kryer marredhenie te pambrojtur 2 here dhe vetem nje jave me vone kam patur nje gjendje alivanie te shoqeruar me disa sekrecione kafe vetem per 5 min te cilat u nderprene per dy dite e me vone u shfaqen serisht vetem per disa ore. Gjate kesaj kohe kam qene e fryre dhe urinoj shpesh. A mund te jem shtatzene apo mund te jete ndonje infeksion pas plazhit? Faleminderit.

Elidona Berisha (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Elidona

Mendoj se duhet të presësh me durim, ditën e pritshme të menstruacioneve. Në javën e parë pas kësaj dite, mund të bësh testin e shtatzënisë ose edhe një kontroll te mjeku obstetër-gjinekolog për të vlerësuar situatën.

Uroj me gjithë zemër të të jetë plotësuar dëshira për shtatzëni.

/komuniteti