Dua të ngel shtatzënë
Matilda Bici
(14 vite më parë)
Përshëndetje Matilda
Problemet e vezoreve duhet të trajtohet deri në shërim të plotë. Trajtimin e rekomanduar duhet ta vazhdosh deri në zhdukjen e kistit. Gjithashtu bëj një analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale, për të përjashtuar mundësinë e një infeksioni që kliniksht jep shënjat që ankon. Vetëm pasi të kesh mjekuar këto problem, mund të kërkosh për shtatzëni.
Gjithë të mirat.
Pershendetje kam 1 muaj qe tentoj per te ngelur shtatzane, mbas 20 dites me filloj hemorragji dhe vazhdoj per nje muaj. Jam vizituar dhe mjeku me dha kontraceptiv microgynon edhe pasi kisha zmadhim te njeres vezore dhe qeske te vogel me uje, sa here qe kryej marredhenie kam djegje dhe filloj urinoj shpesh dua te di a eshte shqetesuese dhe kur mund te ngel shtatzane? Ju falenderoj dhe pergezoj!