Barku i rënë poshtë a është normale?
Nevila Burgu
(15 vite më parë)
Përshëndetje Nevila.
Unë mendoj se nuk janë familjarët e tu, që vlerësojnë rënien poshtë të barkut në shtatzëni. Për të hequr shqetësimin tënd, bëj një kontroll tek gjinekologu.
Në mjeksi është e pranuar se lindjet midis javëve 38-të deri në 40-të, quhet lindje në term (në kohë). Kjo do të thotë se, lindja është normale dhe nuk paraqet probleme tek fëmija. .
Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.
Pershendetje doktoreshe, jam Nevila dhe sipas dites se pare te menstruacioneve te fundit sot perfundova javen e 36 te shtatzenise por jam pak e shqetesuar ne lidhje me barkun tim se shume nga familjaret e mi me thojne qe ty te ka rene barku poshte, cfare dhe naj here kam dhimbje sikur vijne menstruacionet por me kalon. Desha te dija qe a konsiderohet normale qe te me bieri barku qe tani, ky eshte femija i pare dhe nese do te lindja rreth javes 37 ose 38 te shtatzenise a do te kishte probleme femija? Javet e shtatzenise i kam nr sic mi keni thene ju e nderuar doktoresh sipas dites se pare te menstruacioneve te fundit.
Me shume respekte, NEVI. Jeni shume e mire e nderuar doktoreshe. Zoti ju dhente jete e shendet.