Dhimbje në fund të barkut pas marrëdhënieve
Jona Vokshi
(14 vite më parë)
Përshëndetje Jona
Të rekomandoj të përsëritësh analizën e sekrecioneve vaginale pasi mund të jetë i pranishëm një kandidozë vulvo-vaginale, e cila jep klinkën e saj edhe tek partneri. Trajtimi me madikamentet e duhura do ta përmirësonte situatën. Përderisa raporti seksual të shkakton dhimbje, shmangu atyre për një farë kohe.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoreshe! Jam e shqetesuar sepse kam dhimbje ne fund te barkut gjate marredhenieve. Aktualisht jam shtatzene 19-javeshe. Nuk kam sekrecione dhe as infeksion sepse kam bere analizat. Ju lutem me ndihmoni, si shpjegohet ky fenomen? Nderkohe qe partneri ka probleme ne skuqjen e penisit gjate marredhenieve. Ju faleminderit!