Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shtatzënia në menopauzë

Pershendetje doktoreshe, une jam ne menopauze, a ka mundesi te ngeli shtatzene edhe pse jam 40 vjeçare?

Raze (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

E nderuara zonjë.

Shkaku i ç’rregullimit apo ndërprerjes së gjakrrjedhjes të ciklit menstrual duhet të përcaktohet nga mjeku specialist, sepse ç’rregullimi apo ndërprerja e gjakrrjedhjes mund të ndodhë për arsye të ndryshme.

Në kohën që vezoret fillojnë të ndryshojnë rritmin e pjekjes dhe lëshimit të vezës, për shkak të paramenopauzës, shtatzënia bëhet e paparashikueshme. Rreth kësaj periudhe, ovulimi fillon të rrallohet edhe bashkë me të edhe cikli menstrual. Pas shumë vitesh me cikël jo të rregullt, ndalon pëfundimisht pjekja e vezëve dhe praktikisht ka humbur mundësia e shtatzënisë. Kjo periudhë quhet pasmenopauz. Raze, nëse ke hyrë në këtë fazë, mundësia për të mbetur shtatzënë nuk ekziston.

Që të filloj një shtatzëni, nuk ka rëndësi mosha por, ka rëndësi aftësia e pjekjes së vezës.

Ardian (14 vite më parë)
Pershendetje, eshte nje teme shume e qelluar, ju lutem shkruani me teper ne lidhje me belbezimin e femijeve dhe sherimin e tij .. flm

/komuniteti