Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Java e 40 e shtatzënisë

E dashur doktoreshe, ju kam shkruar shume here dhe nuk kam marre asnje pergjigje ju lutem me ktheni nje pergjigje qofte edhe me dy fjale se jam shume ne merak. Une periodat e fundit i kam pas ne date 12.11.2011 dhe sipas llogarive te doktoreshes duhet te isha e lindur qe ne date 18. Vajta x vizi ne date 20 me beri vizite me dore dhe une pas nje ore pata gjakderdhje dhe vajta serisht dhe me tha eshte normale nga vizita me dore plus isha e hapur 2 cm e gjysem kane kaluar 3 dite dhe lindja ime nuk po afron dhe sa zgat qe une te hapem x nje lindje theksoj qe gjakderdja me zgjati 2 dite deri dje d.m th sot nuk kam fare. Ju pershendes dhe pres nje pergjigje sa me pare se jam shume ne merak.

Eri Musta (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Eri,

Gjakderdhja me gjasë ka të bëjë nga vizita gjinekologjike. Faza e lindjes fillon kur hapja e qafës të mitrës ka arritur 10 cm, ose ajo që quhet hapje e plotë. Shpesh ndodh që disa shtatzëni vazhdojnë edhe pas javës së 40-të, dhe lindja realizohet deri pas dy javë nga termi (pas 280 ditë shtatzëni).

Për më shumë informacion mbi procesin e lindjes, të rekomandoj të lexosh artikullin në linkun e mëposhtëm:

http://www.bebaime.com/lindja/pregatitja-per-lindje#1162

Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

Eri Musta (14 vite më parë)
flm per pergjigjen.

/komuniteti