Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Grupi i gjakut zero me rhezus negativ

Pershendetje. Une me partnerin tim jam e interesuar me lidhje me kombinimin e gjakut. Jemi te dy me grup gjaku zero por une jam me rhezus negativ dhe partnerin e kam me rhezus pozitiv. Ju lutem me thoni nese ka probleme, per te nisur femijen?! Faleminderit per mirekuptimin.

Vita Vita (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Vita

Shumë mirë që keni bërë analizat e gjakut dhe keni vlerësuar edhe rhezusin. Të fillosh një shtatzëni, nuk është aspak problem edhe me situatën e deritanishme që përshkruan. Gjatë shtatzënisë, rreth javës së 28-të duhet të bësh shiringën mbrojtëse të imunoglobulinës. Nëse për ndonjë arsye kjo nuk bëhet, atëherë duhet të bëhet pas lindjes brënda 72 orëve.

Shtatzënat me Rh negative, duhet të vizitohen më shpesh tek mjeku gjatë shtatzënisë dhe të kontaktojnë me të për çfarëdo gjakrrjedhje të mundhsme.

Ju uroj fat dhe gjithë të mirat.

/komuniteti