javë pas jave
Përshëndetje Kosovare.
Personi që e ka kaluar një herë varicelën, është i imunizuar përjetë. Nëqoftëse nuk e ke kaluar, është shumë e mundur që të infektohesh. Infeksioni është i rëndë, sidomos tek nëna shtatzënë sepse rëndon gjendjen e saj shëndetsore. Rrugët e transmetimit janë ajrore, përmes kontakteve të afërta, puthjeve dhe raporteve seksuale si nga nëna tek fëmija gjatë lindjes.
Këshilla e parë: izolohu nga pjestari i familjes që është i infektuar, ose duhet izoluar ai nga ty. Këshilla e dytë: megjithëse thua se nuk e ke kaluar këtë infeksion, kontrollo nivelin e antitrupave për të përcaktuar statusin imunologjik. Në mungesë të antitrupave, për shkak se një pjestar i familjes është i infektuar, nuk të këshilloj të vaksinohesh por duhet të përdorësh terapi mbrojtëse me imunoglobulinë.
Uroj që shtatzëninë ta kalosh pa probleme.


Jam shtatzene 7 muajshe dhe nje pjesetar i familjes e ka lijen e ujit, a mund te me bartet mua ngase eshte ngjitese, ne cfare menyre mund te me bertet edhe sa eshte e demshe per shtatzenine time edhe mua, masi as une nuk e kam te kryer lijen e ujit? Faleminderit ju pershendes.