Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Barku i fortë

Pershendetje doktoreshe, jam ne javen e 35 dhe nga dje po e verej se barkun e kam shume te forte, cka mundet me qene kjo si dhe a eshte rrezik per bebin, a mundet me qene edhe kapslleku sepse do dite kam qene keq mirepo mjeku me ka dhene sirup Lactulose 3.3g/5ml oral dhe po e marr nga nje luge 5 ml ne dite, pres me padurim pergjegjen a eshte rrezik ndonje gje per bebin ky forcim, kur e prek barkun eshte i forte? Pershendetje.

(14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Edita

Në këtë moshë të shtatzënisë, nuk është normale fortësia e barkut. Mundet që fortësia të jetë pasojë edhe e konstipacionit, por mund të jetë edhe një kontraksion i pa nëvojshëm. Drejtohu te mjeku që të ndjek shtatzëninë, për të bërë vlerësim të gjëndjes tënde me kontroll vizual. Nëse ai konstaton parregullshmëri, mjeku do të japë rekomandimet e nevojshme për rilashimin e barkut.

Të uroj shtatzëni të mbarë deri në fund të termit.

/komuniteti