Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mjekim për të ngelur shtatzënë

Pershendetje e nderuar doktoreshe. Eshte hera e dyte qe opo ju shkruaj heren e pare nuk mora pergjigjje tani besoj ne pergjijen tuaj. Une kam pase dy aborte i pari 9 javesh dhe i dyti 5 javesh te dyja pa shkaqe gjinekologjike. Kam nje vit e e gjysem qe ka ndodh aborti i dyte dhe spo mundem te ngel shtatzene. Mjeku im gjinekolog me ka thene qe probleme te natyres gjinekologjike nuk ke dhe me tha qe te bej analizat per tiroide dhe ne te vertete une kam probleme me tiroidet me mungese jodi dhe ka 2 muaj qe trajtohem me letrox 100 mg. Ajo qe desha te di une a mundem qe krahas ketye ilaceve te tiroides te marr mjekim edhe per te ngel shtatzene pasi jam shume e shqetesuar nga kjo gje. Shpresoj shume ne ndihmen tuaj. Ju uroj gjithe te mirat.

Lela Sulaj (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lela

Edhe prishja e ekuilibrit hormonal të gjendrave tiroide, janë faktor i fertilitetit femëror. P[as rregullimit të nivel hormonal të gjendrave të tiroides, edhe shtatzënia do të jetë e mundëshme të fillojë nëse shëndeti riprodhues femëror dhe mashkullor është i rregullut.

Të uroj fat.

Lela Sulaj (14 vite më parë)
shume faleminderit per pergjigjen tuja doktoreshe.. te uroj cdo te mire ne jete....

/komuniteti