Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth shtatzënisë

Miredita doktoreshe.


Jam ne muajin e tete te shtatzenise por per cdo mbremje e kam si shterzime poshte ne vagine, ashtu me duket si me qene tu dashte me me ra beba ne toke, dhimbje nuk kam askund vec kjo po me shqeteson, qka mendon ti sa kohe para lindjes te lajmerohen keto shenja ama vec ne mbremje nuk eshte pune urine por vetvetiu me vjen ashtu, te lutem me trego faleminderit.

Gentijana (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Gentijana.

Një infeksion urinar, jep ndjenjën e tenezmës (ndjenja si shtërzim) që të duket sikur kërkon të urinosh por nuk urinon dot. Të rekomandoj, të bësh një analizë dhe kulturë të urines. Nëqoftëse analizat dalin normale, mjeku gjinekolog që ndjek shtatzëninë, duhet të realizoj një ekografi për të matur gjatësinë e qafës së mitrës (cervikometri). Mbështetur në këto ekzaminime, mjeku gjinekolog vendos në lidhje me ankesat e tua. .

Uroj të lindësh në kohë normale.

/komuniteti