Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A jam shtatzënë?

Kam pasur marredhenje diten e ovulacionit. Mirepo pas 2 diteve kam pas djegje gjate urinimit dhe gjakosje. Nuk kam ndonje shenje te vecante pervecse dhimbje gjoksi. Kam perdorur antibiotik mirepo nuk e di a ka shansa te kem ngelur shtatzene? Menstruacionet duhet te mé vijne mé 29, a duhet te shpresoj?

Dina Shabani (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dina,

Është e mundur që në kohën e ovulimit të kesh gjakrrjedhje të paktë nga vagina. Poashtu është krejt normale që në kohën e ovulimit sasia e sekretit të jetë e shtuar dhe sekreti vaginal të jetë më i lëngshëm. Për të kuptuar nëse je shtatzënë duhet të presësh datën e pritshme të ciklit menstrual. Nëse ke vonesë atëherë të rekomandoj të bësh një test shtatzënie.

Gjithë të mirat.

/komuniteti