Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ekografia 3D dhe 4D

Pershendetje doktoresha, uroj te jeni mire. Desha tju pyes per ekografine 3D ose 4D, cila eshte periudha me e pershtatshme per ta bere? Aktualisht jam 22 javeshe kam bere ekon morfologjike ku cdo gje ka rezultuar normale. Por jam shume kurioze dhe besoj se ekografia 3d/4d jep nje informacion me te plote te zhvillimit te bebit. Ju faleminderit per punen tuaj te palodhur.

Marinela Celmeta (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Marinela,

Në shtatzëninë e hershme kjo teknologji përdoret për zbulimin e trashësisë së zverkut. Nëse zverku është i trashë, atëherë ky është një parametër që çon në mundësinë e fetusit për të patur anomali gjenetike por të cilat duhet vërtetuar apo larguar përmes analizave gjenetike dhe analizave të tjera të nevojshme. Me përdorimin e ultratingullit 4D, përcjellet zhvillimi i frytit në tremujorin e dytë si dhe zhvillimi dhe sjellja e fetusit në tremujorin e tretë të shtatzënisë.

Për më shumë info, ju rekomandoj të lexoni artikullin në linkun e mëposhtëm:

http://www.bebaime.com/ultrazeri/ultratingulli-3d-4d?like=true

Gjithë të mirat.

/komuniteti