Sekrecione roze në fillim të shtatzënisë
Pavi Mpavi
(14 vite më parë)
Përshëndetje Pavi,
Edhe mundet, që në fillimet e shtatzënisë të shfaqet një gjakderdhje e lehtë roze, si rezultat i implantimit të vezës së fekonduar në muret anësore të mitrës. Pasi qenke vizituar tek doktoresha, mendoj që është gjithçka në rregull.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje, jam 4 javeshe shtatzene, kam sekrecione roze dhe pak dhimbje. Si duhet te veproje gjer tani nuk kam pasur probleme, por keto sekrecionet qe me jane shfaqur vetem sot po me shqetesojne. Kam bere nje eko dhe doktoresha me tha qe je normale. Ju lutem doktoreshe mund te ndodhe qe dhe mund te kesh sekrecione ne kete faze te shtatzanise qe jam? Faleminderit.