Fjetja në anën e majtë gjatë shtatzënisë
Gjina
(15 vite më parë)
Përshëndetje zonjë.
Sipas datës së referimit që shkruan, për një shtatzëni normale, lindja do ndodhë rreth datës 4 tetor 2011.
Nuk është e dëmshme as për ty e as për bebin, që të rehatohesh pë gjumë në krahun e djathtë. E rëndësishme është, që ti të ndihesh mirë dhe të mos shfaqen probleme shëndetsore gjatë shtatzënisë. Nëqoftëse bebi ka zhvillim normal, gjë të cilin e përcakton mjeku gjatë vizitave periodike, fjetja në krahun e djathtë është normale.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoreshe.
Kur me bjen me lind une kam hek ciklin 5 ditore me daten 28.12.2010 dhe desha te pyes se a eshte e demshme per bebin qe une vetem ne krahun e djathte rehatona me flejt, ne te majtin nuk mundem me flejt, cfare pasojash mund te kete beba? Faliminderit per pergjigjet tuaja.