Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Vonesa në perioda

Pershendetje, jam nje vajze 22 vjece. Kam gati 3 muaj periodat me vijne me vonesa dhe kam nje dhimbje na ane djathte te barkut shume te forta dhe nuk kam asnje shenje te periodave. Faleminderit.

Ireni Hoxhaj (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ireni,

Duke përjashtuar mundësinë e një shtatzënie, dyshimi mbetet për një çrregullim hormonal. Me ekzaminime të rëndësishme të hormoneve, mjeku diagnostikon këtë çrregullim. Mjeku gjinekolog, me ekzaminim ekografik për trashësinë e endometrit, vendos mbi nevojën për trajtim me estroprogestativ apo vetëm me progestativ. Mendoj që problem nuk është serioz, dhe me trajtime është i zgjidhur.

Të uroj shërim të shpejtë.

Elia (14 vite më parë)
Pershendetje jam 23 vjec nuk i kam periodat e rregullta here 30 dite ka raste 45 dite. Nuk kam dhimbje gjate periodave dhe zgjasin 3 dite nuk kam shume gjakderdhje pesha 46 kg faleminderit.

/komuniteti