Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Komplikimet në shtatzëni

Doktoreshe pershendetje, une jam ne javen e 7 te shtatzanise, para 10 ditesh bera ekografi transvaginale edhe doktori me keshilloi te pi per 10 dite duphaston 10 mg, buscopan 10 mg po pi gjithashtu edhe acidin folik (folina 5 mg). Shkova perseri sot edhe me keshilloi ti vazhdoj edhe per 2 jave te tjera po te njejtat medikamente. Nuk e di po jam e shqetesuar sepse me tha qe e kam pak vezoren ete shtypur, doja te dija me qart rreth ketyre medikamenteve per cfare sherbejne saktesisht dhe kur eshte koha me e pershtateshme per te bere te gjitha analizat? Te falenderoj per pergjigjet sepse na ndihmoni vertete.

Soni Qose (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Sonila

Acidi folik, rekomandohet të përdoret nga shtatzënat deri në fund të javës së 12-të të shtatzënisë. Duphastoni, është progesteron i cili ndihmon në rregullimin e shtresës së brëndëshme të mitrës për mbarëvajtjen e shtatzënisë. Buskopan, nuk lejon dhimbjet në fund të barkut. Këto medikamente përdoren sipas këshillës së mjekut obstetër-gjinekolog.

Analizat gjatë shtatzëninë nuk bëhen të gjitha menjëherë, por ato bëhen hap pas hapi ose sipas problematikës që mund të lindë gjatë gjithë periudhës së saj. Do të jetë mjeku që i ke besuar ecurinë e shtatzënisë, ai i cili do të rekomandoj gjatë javëve të saj se cilat analiza apo ekzaminime do të bësh.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti