Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Esheria koli gjatë shtatzënisë

Uroj te jeni mirë! Quhem Berta, per momentin jam ne javen e 25-te shtazanise, foshnja eshte mire, por une kisha para ca diteve djegesime gjate urinimit... bera urinokulturen dhe kam fituar "esheria colin" kam pasur probleme dhe para shtatzanise shume vite me kete lloj baktere. Desha te marre dhe mendimin tuaj se: A eshte diqka rrezik per femiun kjo lloj baktere? kam perdorur 4 dite, 2 here ne dite infuzion: llongacef boscopan dhe vitamin. A mund tre jene dhe keto barna diqka rrezik per foshnjen? ju lutem te pergjigjeni ne pyetjen! ju falemniderit.

Berta Islam I- Spahija (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Berta,

E. coli njihet si shkaktar i infeksionit të rrugëve urinare. Këshilla ime është që kur pastrohesh në banjo pas nevojës fiziologjike, pastrohu prej përpara prapa, domethënë prej vaginës kah anusi dhe jo anasjelltas.

Mos e neglizho larjen e duarve. Mund të të duket këshillë e panevojshme dhe e tepërt, por larja e duarve me ujë tv rrjedhshëm dhe sapun është shumë e rëndësishme. Në këtë mënyrë këputet zinxhiri i bartjes së këtij mikrobi.

Mjekimi bëhet sipas shkakut, sipas rezultateve të urokulturës (mbjellje të urinës) e të mos përdoren antibiotikë të ndryshëm të marrë pa rekomandimin e mjekut, i cili duhet të jetë i vetmi që të bëjë vlerësimin e rastit, të përcaktojë mjekimin dhe kohëzgjatjen e tij. Mjekimi pa kriter çon në kandidozë (myk) dhe dëmtim të mëlçisë, apo rezistencë mikrobiale.

Infeksioni urinar nuk ndikon direkt tek beba, por nëse nuk mjekohet me kohë dhe si duhet, mund të ndikojë në mbarëvajtjen e shtatzënisë.

Paç shtatzëni të mbarë dhe bebe të shëndetshme.

Berta Islam I- Spahija (14 vite më parë)
Ju falenderoj shum per keshillat dhe sugjerimet! kaloni bukur dhe punë te mbare

/komuniteti