Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Acidi folik: cilin nga këto produkte me këshilloni të përdor?

Pershendetje dr. Mimoza! Ju falenderoj shume per keshillat shume te vyera qe na jepni. Une jam rreth javes se 4-5 te shtatzanise, momentelisht perdor acid folik 400 mg te markes synergy, sipas rekomandimit te mjekut 1 tab ne dite. Por ne kopleksin e multivitaminave prenatal pervec vitaminave permban edhe acid folin ne sasine 1,000 mcg. Cilin nga keto produkte me keshilloni te perdore? Faleminderit!

Janna Baholli (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Janna,

Acidi folik është një vitaminë e cila parandalon anomalitë e bashkëlindura të tubit neural (trurit dhe palcës kurrizore) tek fryti. Acidi folik duhet të merret 400 mikrogram një herë në ditë, deri në javën e 12 të shtatzënisë, pra doza ditore e rekomanduar e acidit folik është 0.4 mg (400 ug) dhe kjo është sasia e cila gjendet në shumicën e multivitaminave të cilat merren njëherë në ditë.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti