Këshillim parakoncepsional
Denisa
(15 vite më parë)
Përshëndetje Denisa.
Nëqoftëse ju e keni që të dy grupin e gjakut zero pozitiv, do të lindi një fëmijë shumë të shëndetshëm. Asnjë hezitim për fillimin e shtatzënisë, për shkak të grupit të njëjtë të gjakut zero pozitiv, të femrës dhe mashkullit.
Denisa, megjithatë të rekomandoj që duhet të kontaktosh mjekun gjinekolog, për të kryer këshillim të zgjeruar parakoncepsional, që shtatzënia dhe zhvillimi i fëmijës të jetë sa më normal.
Uroj që dëshira juaj të plotësohet sa më shpejt.
Pershendetje!
Une dhe bashkeshorti im kemi rreth 5 muaj qe perpiqemi te krijojme familje. Por kam degjuar se personat qe kane te njejtin grup gjaku duhet te bejne nje gjilper sepse femija mund te jete me probleme. Ne analizat e gjakut qe kemi bere kur kemi marr patenten qe te dy ne jemi zero pozitive. A ka ndonje problem? Sepse ne po tentojme per nje femije dhe une jam shume ne merak.
Me respekt Denisa.