Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kontrolla mjeksore

Pershendetje doktor, jam ne javen e 12 te shtatzanise dhe dje kam pasur nje kontrolle mjeksore, me kane kontrolluar vetem me ultraze, a jane te nevojshme ndonje analize apo dicka tjeter kur je ne kete periudhe te shtatzanise apo mjafton vetem ultrazeri?

Diellza Diellza (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Diellza,

Me fillimin e shtatzënisë, nëse është e mundur, brënda javës së 13-të duhet të bëhen analizat dhe ekzaminimet e poshtë shënuar si; - gjaku komplet, - grupi gjakut dhe faktori rhezus, - TORCH, - kardiolipidet, - glicemia, - testi HIV nëse dëshiron, - urina komplet, - ekografia obstetrikale, - testi i imunizimit nga faktori rhezus nëse je rhezus negativ.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti