Çka shkakton mos zhvillimin e bebes?
Besarta Morina
(14 vite më parë)
Përshëndetje Besiana,
Mos zhvillimi i fëmijës në bark, vjen për shkaqe amtare dhe fetale.
Në faktorët amtar mund të rënditen: mosha shumë e re e nënës, pariteti (numri i lindjeve/në lindjet e para fëmija është më i vogël se në lindjet e mëpasme), kushtet sociale, nënushqyerja, qëndrimi i zgjatur në këmbë, çrregullimet e hemostazës tek nëna si zëmundjet e zemrës, pneumopatitë e ndryshme, anemitë e rënda, anomali në vaskularizimin e mitrës, intoksikacione e nënës.
Në faktorët fetal mund të rënditen: shtatzënia binjake, keqformimet fetale. Ndonëse ka edhe shkaqe idiopatike të pa njohura.
Ju uroj gjithë të mirat.
Pershendetje kam qene shtatzane kur i bera dy muaj me erdhe cikli edhe kur shkova ne kontrolle me tha qe nuk eshte zhvillu bebja, cilat jane arsyjet e mos zhvillimit te bebes?