Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Këmbë të ënjtura

Pershendetje doktoreshe, jam ne javen e 29 te shtatzenesise dhe qe nga java 26, me jane paraqitur te enjtura ne kembe, duar dhe fytyre. Desha qe te ju pyes se cfare mund te beje ne menyre qe ta largoje kete, cfare mund te beje sepse po me pengon sidomos kur dua te mbath kepuce. Desha qe te theksoje qe vlerat e hemogramit qe kam, i kam shume te ulta HGB 90.


Ju faleminderit.

Albana (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Albana.

Vlera e ulët e HGB-së tregon për anemi, që vjen si rezultat i konsumit të rezervave të hekurit të organizmit të nënës nga hekuri. Për këtë arsye, marrja e suplementit me hekur është domosdoshmëri për gratë shtatzëna dhe specifikisht për ty.

Edemat që paraqiten në anësitë e sipërme dhe të poshtme si dhe në fytyrë, kërkojnë vlerësimin e urinës komplet për të parë albuminurinë e porcionit dhe më pas albuminurinë e 24 orëve. Kontrolli i tencionit arterial dy herë në ditë, është e rëndësishme pasi shifrat e larta të tensionit reflektojnë edema.

Përveç trajtimit me medikamente nga mjeku që ndjek shtatzëninë, edemat mund të kontrollohen nga qëndrimet sa më shumë shtrirë anash majtas.

/komuniteti