Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Çift me faktor rezus negativ

Pershendetje, jam shtatzene ne muajin e 20 dhe e kam grupin e gjakut negativ, i kam be antitrupat edhe me kane dale qe nuk jane te zbuluara. Doktoresha me tha qe nuk kam nevoje me e marr vaksinen gjate shtatzanis kurse shoqes time nje doktoreshe tjeter i ka thene me te njejtat analiza qe duhet me e marre vasinen, tash kam ra shume ne dileme edhe une, edhe burri, e kemi grupin e gjakut negativ cfare me rekomandoni ju? Ju faliminderit per mirekuptim.

Alba (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Alba.

Meqënëse si ti dhe bashkëshorti, e keni faktorin rezus negativ, tregon se nuk je e imunizuar. Kështuqë edhe fëmija do të ketë faktorin rezus negativ e asnjë problem tjetër. Mendoj se këshilla e mjekes për të mos marrë vaksinën, është e drejtë.

Të uroj shtatzëni normale.

Ina (15 vite më parë)
Ju lutem merreni ne konsiderate komentin tim me siper, pasi jam shume e shqetesuar mbi ate qe me ka ndodhur. Faleminderit.
Ina (15 vite më parë)
Pershendetje, isha shtatzene dhe shtatzenia ime shkonte shume mire deri nga muaji i katert. Nga muaji i peste nuk e ndjeja me bebin tek levizte. Bera nje eko (e treta gjate shtatzenise) dhe me tha qe bebi nuk kishte patur zhvillim. Abortova. Kam grup gjaku A negativ, ndersa im shoq eshte me grup gjaku 0 pozitiv. Si mund te shpjegohet fakti i vdjekjes se bebit tim? Gjate shtatzenise kam patur edhe kondiloma ne zona gjenitale (jashte) por qe i kurova pasi edhe gjinekologja ime me tha qe s`perben rrezik te kurohesh ne menyre qe bebi te lind mire. Te lutem me jep nje sqarim pse duhet te kete ndodhur? Faleminderit.

/komuniteti