Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Çrregullimi i ciklit a paraqet problem në mbetjen shtatzënë?

Pershendetje, jam 23 vjec, i kam periodat e crregullta, cikli zgjat here 30 dite e here 46 dite, gjakrrjedhja 3 dite ka problem ne mbetjen shtatzene?

Elia Begteshi (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Elia

Gjendja që përshkruan, nuk është aspak optimale për të filluar shtatzëni. Një nga problemet kryesore të infertilitetit, është çrregullimi hormonal me pasojë çrregullimin menstrual. Prandaj kontakto një mjek gjinekolog, i cili do të rekomandojë të bësh disa analiza hormonale dhe nga rezultatet e tyre do të japë rekomandimet e nevojshme. Vetëm pasi të jetë rregulluar cikli menstrual, mund të tentosh dhe të shpresosh për shtatzëni të sigurtë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti