Efektet negative të injeksionit për mbrojtjen e shtatzënisë
Letafete Sinani
(14 vite më parë)
Përshëndetje
Injeksioni për mbrojtjen nga shtatzënia është Depo-provera, i cili realizohet çdo tre muaj në ditën e dytë të ciklit menstrual. Çrregullime të ciklit menstrual që dominohen me vështirësi, është një nga efektet anësore të këtij kontracepsioni.
Duhet të dish se; gratë shtatëzëna ose që dyshojnë për shtatëzëni, gratë me tumore të ditura ose te dyshuara të gjirit apo të organeve gjenitale, gratë e sëmura me sëmundje zemre ose që kanë paraqitur trombozë në të shkuarën, gratë me sëmundje të mëlçisë, gratë që paraqesin hemoragji vaginale deri sa të përcaktohet diagnoza si dhe çiftet e pa sigurtë në jetën seksuale, nuk duhet ta përdorin këtë metodë kontracepsioni.
Gjithë të mirat.
Deshiroj te di sa jane te demshme ineksionet per mbrojtjen e shtatzenise, cilat jane efektet negative?