Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth Sindromit Down

E nderuara zonja Keta, se pari ju pershendes dhe ju pergezoj per punen e palodhshme qe beni rreth nesh - grave, nenave, femrave, me ne fjale se e je e palodhsme me keshillat e juaja - zoti ju shperblefte per keto te mira. Kam nje pyetje. Tani jam 36 vjeçe dhe kam nje femije 14 muajshe. Desha te ju pyes per shtatzenine dyte - cka me intereson konkretisht eshte puna e Sindromit Down. Dikund lexoj qe mund te shfaqet rreth moshes 35 - 36 vjeçe, dikun lexoj qe ajo mund te shfaqet vetem ne rastet e trashegimise sepse ka raste qe kane lindur krejt femijet mire edhe mbi 40 vjeç. A mund te me tregosh diç me konkretisht? Te pershendes, pune te mbare, Leo.

Leonora (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Leonora.

Sindroma Dawn, është sëmundje kromozomike. Një nga këshillat parakoncepsionale për çiftet kur gruaja është mbi 35-së vjeç, është kryerja e kariotipit. Pas përgjigjes, rekomandohet vazhdimi ose jo i koncepsionit. Gjatë shtatzënisë, bëhen analiza specifike si translucensa nucale dhe tripel testi, dhe pas përgjigjeve vendoset vazhdimi ose jo i shtatzënisë.

Shpresoj se kam qënë e kuptueshme edhe për ty Leonora. Nëse rezultatet e ekzaminimeve janë normale, ekziston mundësia e lindjes së fëmijëve normal.

Të uroj fat në shtatzëninë e dytë.

/komuniteti