Parandalimi i të çarave
* A & D *
(14 vite më parë)
Përshëndetje Aurora,
Të çarat nuk mund të parandalohen. Efekti i tyre mund të zbutet dhe të përmirësohet, duke përdorur kremra të cilat duhet t’i përdorësh me rekomandimin e mjekut dermatolog. Edhe masazhet e lehta për të përmirësuar qarkullimin e gjakut të lëkurës, kanë efekt pozitiv në pamjen e striave.
Githë të mirat.
Pershendetje doktoresha Moza, jam ne javen e 6 te shtatzanise dhe deshta te te pyes me cfare duhet te lyejme barkun (trupin) qe te mundohemi ti ndalojme te carat. Tung. Gjithe te mirat.