Gjakderdhje pas kontakteve seksuale
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina
Përshëndetje Edita,
Nuk është normale gjakrrjedhja që përshkruan. Për të vlerësuar shkakun përse ajo ka ndodhur, kontakto mjekun që i ke besuar ecurinë e shtatzënisë. Unë të rekomandoj që të shmangësh për një periudhë kohe marrëdhëniet seksuale deri sa situate të stabilizohet.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
(14 vite më parë)
Mua me ka then mjeku se nuk ka ndonje rrezik esht gje normale te kesh gjakderdhje gjat shtatzanis ndonje her,,,edhe un kam pasur nje koh gjakderdhje por nuk mu ka shfaq ndonje gje e pa zakont,,,
e pëlqyen (1)


Pershendetje doktor jam ne javen e 35 dhe pas marredhenjeve me burrin pata nje sasi shume shume te vogel si sekrecion kafe apo gjak por jo gjak i kthjellet, ishte sasi shume shume e vogel por u bera merak se sme ka ndodhur asnjehere deri tani, a eshte rrezik ndonje gje cfare te bej ju lutem me ktheni pergjegjje sa me shpejte, ju falenderoj shume.