Kruarja e duarve dhe këmbëve
Verona Uka
(14 vite më parë)
Përshëndetje Verona,
Është normale që gjatë shtatzënisë të keni kruarje të lehtë të lëkurës. Kjo është për shkak se lëkura juaj gjatë shtatzënisë furnizohet më tepër me gjak. Në fund të shtatzënisë lëkura e barkut tendoset, prandaj mund të keni kruarje. Ju ndihmon nëse veshni rroba të shlira. Por, kruarja mund të jetë shenjë e një problemi më serioz që quhet kolestaza obstetrike. Nëse kruarja bëhet e padurueshme ose nëse shihni se ju është zverdhur lëkura dhe sklerat e syve, patjetër shkoni te mjeku.
Gjithë të mirat.
Pershendetje Dr jam ne javen e 35 te shtatzanise, qe 2 dite kam shume kruarje te gishtrinjeve te duarve dhe kembeve dhe ne tere gishtat me janw bere disa si pucrra te vogla si therra po kam shume nganjehere po me kruhen teper e nganjehere po me kalon, a eshte dicka rrezik a po mos ka ndonje krem per qetesimin e kruarjes?