Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pushim në det

Pershendetje doktoreshe, jam ne javen e 12 te shtatzanise, dhe deri tani cdo gje ka shkuar ne rregull, nuk kam pasur asnje komplikim. Deshta te dije a eshte i rrezikshem pushimi ne det gjate kesaj periudhe te shtatzanise, po planifikoj te shkoj ne pushim 5 dite me veture (udhetim 5 ore). Poashtu a eshte e preferuar larja e shpeshte ne uje te detit? Faleminderit.

Diellza Diellza (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Diellza,

Nuk mendoj se ka ndonjë rrezik për gratë shtatzëna të cilat duan të kalojnë pushimet qofshin ato verore apo dimërore. E rëndësishmë është që të ndiqen me rigorozitet disa këshilla që kanë të bëjnë me udhëtimin dhe mënyrën e udhëtimit si dhe qëndrimit në diell apo banjos në det ose pishina. Mundohu të shmangësh lodhjen e tepërt, diellin nga orët 09:00 - 10:00 deri në 17:00 - 18:00 dhe temperaturën e ujin të detit nëse është jo komode.

Për të mësuar më shumë mbi udhëtimet gjatë shtatzënisë si dhe rregjimin në diell dhe ujë, të rekomadoj të lëxosh artikullin e linkut të poshtë shënuar.

http://www.bebaime.com/udhetimi/deti-dhe-shtatzena

Pushime të mbara.

/komuniteti