Acidi folik para shtatzënisë
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Zana,
Acidi folik mund të merret edhe 6-të muaj përpara fillimit të shtatzënisë. Acidi folik është një vitaminë e cila parandalon anomalitë e bashkëlindura të tubit neural (trurit dhe palcës kurrizore) tek fryti. Merret doza prej 400 mikrogram një herë në ditë, dhe vazhdon gjer në javën e 12 të shtatzënisë. Përderisa rekomandohet, kuptohet që nuk është i dëmshëm, por edhe nëse jeni shtatzënë dhe nuk e keni marrë para shtatzënisë nuk ka problem, vazhdoni ta merrni atë gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë.
Të uroj gjithë të mirat.


Pershendetje, rastesisht hasa ne internet edhe lexova qe perpara se te fillosh me mbet shtatzene eshte mire me perdore acid folik, po nese nuk perdorim para shtatzanise a ka ndonje problem, por vetem e perdorim kur kuptojme qe jemi shtatzane. Nese perdori Acid Folik para shtatzanise sa miligram duhet te jete edhe a eshte i demshem sepse nuk po e di. Kam qene edhe te gjinekologja e kam pyetur une qe sjam a duhet ta perdore me tha vetem po, nuk me jepi asnje sqarim me shume, as sa miligram duhet te jete vetem e mori menjehere nje tjeter paciente... Ju lutem me informoni pak me mire nese nuk pritoni me te vertete do tu dija per nder.