Çfarë shkakton perde të mitrës në shtatzëni?
Anisa Zaka
(14 vite më parë)
Përshëndetje Anisa
“Perdja” në mitër, është difekt i lindur. Ajo nuk shkaktohet nga shtatzënia apo nga ndonjë faktor tjetër, dhe dallohet ekografikisht si në mitrën shtatzënë ashtu dhe në atë jo shtatzënë. Te gratë me uterus septa (mitër me perde), nëse trajtohet me kujdes, mund që edhe shtatzënia të shkojë normal deri në fund të saj.
Stresi është një nga faktorët që ndikon në ecurinë e shtatzënisë. Prandaj shtatzëna duhet ta dominojë stresin, dhe të mendojë dhe shikojë vetëm anët positive të shtatzënisë.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje! Une jam ne javen e 17-te te shtatzanise, nuk kam pas probleme deri tani. Dje kam bere nje eko dhe mjeku me tha qe ke nje perde qe mund te shkaktoje lindje te parakoheshme. Ju lutem nqs mund te me jepni me shume informacion nga se eshte shkaktuar dhe se si mund te evitohet, mund te kete kjo lidhje me punen time (rri gjithe kohen ulur)? Dhe a ndikon stesi i punes ne zhvillimin e shtatzanise? Faleminderit!