Kur largohet i tërë qumështi mbas ndarjes së gjirit?
Diana Z
(14 vite më parë)
Përshëndetje Fiona
Largimi i qumështit të gjirit pas largimit të bebit nga thithjë, ndodh gradualisht. Nuk vepron mirë që e shtryll gjirin, sepse ky veprim e mban atë në aktivitet, dhe duhet tam bash atë të shtrënguar qoftë edhe me napa. Në ndihmë të largimit të qumështit të gjirit, ndihmon edhe trajtimi me arolac (tabletë që ndihmojnë në largimin e qumështit).
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe, vajza para 2 dite i ka mbush 23 muaj dhe e kam ndare nga gjiri qe 17 dite, ne fillim me jane fryer dhe kam pas dhimbje po qaji pepermint me ka ndihmuar shume. Por cfare me shqeteson eshte se pse kam ende qumesht gjiri se kur i shtrydhi te dy del ende qumesht, mbas sa diteve largohet i tere qumeshti? ju falenderoj shume per pergjigje.