Shtatzënia dhe pesha ideale
Altina Altina
(14 vite më parë)
Përshëndetje Altina,
Zakonisht gruaja shtatzënë, shton mesatarisht 10-14 kg peshë trupore. Është e konstatuar se; gratë me peshë të vogël trupore përpara shtatzënisë, shtojnë më shumë në peshën e tyre trupore gjatë shtatzënisë, sesa gratë me peshë të madhe trupore.
Kontrolli i konsumit të masës dhe sasisë ushqimore gjatë shtatzënisë, duhet të jetë në qëndër të vëmendjes tënde. Për më shumë informacion, të rekomandoj të lexosh artikullin në linkun mëposhtë:
http://www.bebaime.com/ushqimipershtatzena/pesha-trupore-gjate-shtatzanise
Të uroj shatzëni të mbarë.
Pershendetje doktor. Para periudhes se shtatzanise kam peshuar perafersisht 65 kg-gjatesia 1.72. Tani jam ne javen e 33 te shtatzanise dhe kam shtuar ne peshe perafersisht 15 kg gjate kesaj periudhe. Ne kontrollen e fundit gjinekologia me tha qe bebi peshon 2 kg. Te lutem me trego a eshte cdo gje ne suaza te normales dhe nese shtoi ne peshe a ka ndonje problem per bebin? Faliminderit, Altina.