Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Testi pozitiv edhe pas abortit

Pershendetje doktoresh e nderuar. Para 10 ditesh pata nje abort ne javen e 5. E mjeku me tha qe pas nje jave bej nje test i cili duhet te dali negativ. Sot bera test dhe me ka dale e vija e dyte por sh e zbehte gati nuk duket. Jam sh e shqetesuar sepse gjithe keto dite kam pasur hemorragji e femija smund te jete akoma aty. Theksoj qe kisha shtatzani jashte mitre, fetusi kishte ngelur ne tuba. Cfare mendimi me jepni, me ka kapur nje frike e madhe se di cfare mund te behet me mua tani. Ndoshta duhet ndonje nderhyrje kirurgjikale? o zot me tmerron ky fakt. Me jepni ndonje mendim ju lutem! uroj te jeni mire. Brissida.

Kosovare 1 (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Edhe për disa ditë pas abortit, gonadotropinat korionike janë të pranishme në testet që i vlerësojnë ato. Nuk mendoj se ka arsye për tu shqetësuar, por për të qënë e sigurtë në vlerësimin e tyre (gonodotropinave korionike humane), të rekomandoj të bësh testin beta HCG e cila do të ndihmojë mjekun të vlerësoj gjendjen e pas abortit.

Gjithë të mirat.

Kosovare 1 (14 vite më parë)
Brissida,kjo eshte pergjigjia e pyetjes tende e postuar nga une...Uroj qe tani qdo gje te jet ne rregull...

/komuniteti