Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A mund të udhëtojë në javët e para të shtatzënisë?

Pershendetje i nderuar doktor. Doja te dija se a mund te shkoje ne udhetim te gjate me makine ne javet e para te shtatzanise? Do shkojme ne Valbone, por nga qe nje vit me pare kam bere nje lindje premature jam pak e frikesuar? Te lutem me kthe pergjigje, me respekt Marsida.

Marsida Ashiku (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Marsida,

Unë nuk e di gjendjen e shtatzënisë për të lejuar apo jo, udhëtimin tënd me makinë. Për këtë, duhet të pyetësh mjekun që ndjek shtatzëninë.

Disa konsiderata për udhëtimin gjatë shtatzënisë, mund të jetë. Udhëtimi me makinë është mjet i mirë për shtatzënat, pasi krijon autonomi gjatë udhëtimit. Mirë do ishte, që udhëtimi të mos zgjasë më shumë se 5-6 orë dhe rekomandohet që çdo 1.5-2 orë të bëhet pushim duke shëtitur disa minuta për të lejuar qarkullimin e lirshëm të gjakut. Gjatë udhëtimit, herë pas here lëvizen këmbët dhe duar duke i rrotulluar ato majtas-djathtas. Mirë do ishte që udhëtimi të bëhet herët në mëngjes, pa kohë të nxehtë. Në pamundësi, kujdes nga ajri i ftohtë i kondicionerit të automjetit duke e rregulluar atë për temperaturë rreth 4-5 gradë më e ulët se sa temperatura jashtë mjetit udhëtues.

Gjithë të mirat.

/komuniteti